Rrjetit mjekësor SiCRED i shtohet Klinika Mjekësore “Komuna e Parisit”

Rrjetit mjekësor SiCRED i shtohen së fundmi Klinika Mjekësore “Komuna e Parisit”, një klinikë multidisiplinare me një eksperiencë të gjatë në dhënien e kujdesit shëndetësor parësor dhe atij të specializuar. Klinika dallohet për një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë brenda dhe jashtë vendit.

Disa nga shërbimet që mund të gjeni në klinikën KMK janë: kardiologjia, shërbimet laboratorike, gjinekologjia, ortopedia, pediatria, mikrokirurgjia etj.

Për më tepër informacion, vizitoni faqen web të Klinikës Mjekësore “Komuna e Parisit”.