b

Category: Viti 2016

SiCRED ndërmerr fushatën sensibilizuese për Sigurimin e Jetës dhe Shëndetit

Blerja e një police sigurimi jete dhe shëndeti sigurisht që nuk është në fokusin e përditshëm të një personi. Që një person të blejë një policë sigurimi, fillimisht ai duhet të kuptojë rëndësinë dhe vlerën e saj. Ndaj, SiCRED ka në fokus të vet edukimin e qytetarëve shqiptarë në rëndësinë që ka sigurimi i jetës dhe shëndetit, si një mjet që ofron mbrojtje financiare në rast të papriturash, si dhe kompensim dhe kursim për shpenzimet mjekësore. Gjatë muajit tetor, kemi ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për Sigurimin e Jetës dhe Shëndetit. Në disa prej mediave të shkruara më të mëdha në vend, kemi botuar artikuj mbi sigurimin e jetës dhe shëndetit, kulturën që tregojnë qytetarët shqiptarë për këto forma sigurimi,si dhe zgjidhjet që ju ofron SiCRED. Duke filluar me 7 euro në muaj për person me Sigurim “Jetë dhe Shëndetit CASH PLAN” nga SiCRED, i siguruari garanton për familjen e tij mbrojtje financiare në rast humbje jete, njëkohësisht siguron dhe shëndetin e tij duke patur një burim të ardhurash për mbulimin e shpenzimeve mjekësore.

Për më shumë, lexoni artikujt:

> Artikulli i Botuar në Revistën Monitor
> Artikulli i Botuar në Revistën Scan Magazine
> Artikulli i Botuar në Gazetën Panorama
> Artikulli i Botuar në Gazetën Mapo
> Artikulli i Botuar në Gazetën Sot

Related Posts