SiCRED, për të katërtin vit radhazi, mbështet festivalin “Vox Baroque”

SiCRED, për të katërtin vit radhazi, mbështet festivalin “Vox Baroque”
Festivali “Vox Baroque” këtë vit vjen në Shqipëri me edicionin e tij të IV. I organizuar nga qendra Vox Baroque Albania, tingujt e muzikës napolitane do jenë shoqëruesit e dëgjuesve në rrethin e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Beratit.

Përhapja e muzikës baroke të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, shikimi i muzikës me një këndvështrim tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja, formësojnë idealin e organizatorëve për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm.

Në mbrëmjen e 2 korrikut janë luajtur notat e para të kësaj muzike në Kalanë e Rozafës, Shkodër. Festivali do vijojë aktivitetin e tij deri më 11 Korrik 2017.
Për të katërtin vit radhazi, SiCRED ofron mbështetjen e saj në organizimin e këtij eventi, duke çmuar kështu traditën e muzikës së vjetër baroke.

Për më tepër, lexoni programin:

Related Posts

Rrathë dhurues

Rrathë dhurues

Eventi "Rrathë Dhurues" i organizuar nga Partnerët Shqipëri, në edicionin e tij të pestë, i dha zë katër kauzave sociale të katër organizatave...

Për një të ardhme më të shëndetshme!

Për një të ardhme më të shëndetshme!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë më të fundit me shërbimin ORL pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”! Ne në SiCRED jemi...