Sigurimi Jetë dhe Aksidente (SJA)

Sigurimi Jetë dhe Aksidente (SJA)

Ndodhja e një aksidenti detyron shkëputjen nga aktiviteti i punës përkohësisht apo përgjithmonë. Kjo sjell dëme të konsiderueshme financiare jo vetëm për përballimin e shpenzimeve mjekësore për trajtimin e dëmtimeve nga aksidenti, por edhe në pakësimin e të ardhurave për familjarët si pasojë e shkëputjes nga puna apo humbjes së jetës së të siguruarit.

Për këtë arsye, SJA ofron:
  • Mbrojtje financiare për të siguruarin në rast të shkëputjes së përkohshme apo të përhershme nga aktiviteti i punës, si pasojë e paaftësisë shkaktuar nga aksidenti.
  • Mbrojtje financiare për familjarët (përfituesit) në rast vdekje natyrore apo aksidentale të të siguruarit.
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore të nevojshme për trajtimin e dëmtimit si pasojë e aksidentit.
  • Kontroll parandalues (check-up) vjetor.
  • Kartën e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Avantazhe të SJA:
  • Produkti i sigurimit me primet më ekonomike.
  • Procedurë e thjeshtë sigurimi, vetëm me kartën e identitetit.
  • Pajisje me sigurim brenda ditës.

Për informacion mbi paketat SJA klikoni këtu.

Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Informacion mbi karten e sigurimit
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet