Sigurimi Jetës së Depozitarit (SJD)

Sigurimi Jetës së Depozitarit (SJD)

Kjo kontratë sigurimi është e hartuar me qëllim motivimin e klientëve të sistemit bankar në Shqipëri, që të nxiten për të investuar në depozita bankare. Kontrata e Sigurimit të Jetës së Depozitarit mbulon rrezikun e humbjes së jetës ose paaftësinë e përhershme të depozitarit, gjatë kohëzgjatjes së afatit të depozitës së tij.

Në rast se subjekti bankar shfaq interes në lidhjen e një bashkëpunimi të tillë me subjektin Sigurues SiCRED, atëherë lidhet një marrëveshje paraprake midis këtyre dy subjekteve. Çdo depozitues i cili ka një marrëdhënie depozitare me këtë bankë, apo çdo depozitues i ri që vjen më pas, automatikisht sigurohet për jetën, duke filluar nga momenti që ai hap një “llogari depozite” pranë bankave me të cilat Shoqëria SiCRED ka ndërtuar dhe zhvillon marrëdhënie kontraktuale.

Ky sigurim mbulon:
  1. Rrezikun e Humbjes së Jetës së të Siguruarit për shkaqe Natyrore;
  2. Rrezikun e Humbjes së Jetës së të Siguruarit për shkaqe Aksidentale;
  3. Rrezikun e Paaftësisë së Përhershme të Plotë të të Siguruarit për shkak të dëmtimeve të rënda aksidentale.
Kush mund të sigurohet?

Çdo person në moshën 18 deri në 60 vjeç, i cili ka një depozitë me afat të çelur pranë bankës apo e çel rishtazi, me afat minimalisht 1-vjecar, pavarësisht shumës së depozitës.

Na kontaktoni

për të lënë një takim me agjentët tanë të shitjeve.

Lini takimin tuja online
i
Aplikoni online për sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet