Në 29 Qershor 2012 u krijua shoqëria SiCRED Assistance sh.p.k. (shoqëria konsulente, me kapital të zotëruar në masën 100% nga shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a.), si kërkesë imponuese e situatës ligjore në Shqipëri, si dhe optikës së grupit ekonomik zotërues për të plotësuar këtë kërkesë imediate të ligjit.
Objektivi i veprimtarisë së shoqërisë SiCRED Assistance sh.p.k. është dhënia e asistencës dhe konsulencës shoqërive punëdhënëse për zbatimin e legjislacionit dhe rregulloreve teknike për sigurimin e mirëqenies në punë të punonjësve gjatë kryerjes së punës, si dhe dhënia e asistencës dhe konsulencës punëdhënësve për analizimin, identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve në punë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.