SiCRED u autorizua zyrtarisht si agjent i autorizuar i Fondit të Investimit “CREDINS Premium”.
Përfshirja e shoqërisë SiCRED sh.a. në rrjetin e shitjes së Fondit të Investimit “CREDINS Premium” përbën një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për dy shoqëritë SiCRED dhe CREDINS Invest, por mbi të gjitha për tregun financiar dhe investitorin shqiptar.

 

SiCRED, duke dashur të promovojë dhe mbështesë trashëgiminë kulturore kombëtare, ka përqafuar si identitet të shoqërisë dhe aksionarëve të saj identitetin kombëtar shqiptar, duke pajisur ambientet e zyrave qendrore (dhe së shpejti ambientet e zyrave në degë) me elementë të cilët pasqyrojnë këtë pasuri.

 

Për të dytin vit radhazi SiCRED dorëzoi shpërblimin nga Fondi i Besnikërisë “Jeta me Kursim” për gjeneratën e dytë të maturimit të këtij produkti.