jobs available
“Shofer”, pranë Zyrave Qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a.
Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një “Shofer” pranë Zyrave Qendrore të saj.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
- Arsimi i mesëm;
- Të ketë eksperiencë pune;
- Të zotërojë aftësi për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikimi;
- Të jetë disponibël për të punuar edhe jashtë orarit;
- I padënuar.
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e dëftesës;
- Kopje e ID;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka).
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin dokumentacionin e kërkuar deri në datën 19 Dhjetor 2021, përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- Me Fax: +355 4 22 37 530
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
APLIKO KËTU