NJOFTIME PUNËSIMI
Specialist Vlerësues Dëmesh Shëndetësore
SiCRED kërkon të punësojë një mjek/e për pozicionin “Specialist Vlerësues Dëmesh Shëndetësore”, pranë Zyrave Qendrore të saj.
- Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë;
- Të ketë ekperiencë pune mbi 5 vjet në mjekësi;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë si italisht, gjermanisht, frëngjisht;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi të mira ndërvepruese dhe të punës në grup;
- Të ketë aftësi në menaxhimin e stresit dhe të ngarkesës në punë;
- Të jetë i përkushtuar.
- Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Vlerëson dhe trajton dëmet e pretenduara ndaj Shoqërisë për secilin prej produkteve të Shoqërisë;
- Analizon dokumentacionin mjekësor për çdo rast dëmi të reklamuar pranë Shoqërisë SiCRED sh.a.;
- Këshillon për përmirësimin e produkteve ekzistuese apo produkteve të nxjerra rishtazi të Shoqërisë SiCRED sh.a., duke argumentuar për aspektin mjekësor që gjykohet e arsyeshme për t’u përfshirë në çdo produkt;
- Paraqitet në institucione spitalore / shëndetësore etj., me qëllim verifikimin apo marrjen direkt të dokumentacionit, të dhënave shtesë, për kërkesat për dëmshpërblim etj. të ngjashme me këto procese, nën cilësinë e anëtarit të grupit të punës apo komisionit ad hoc, të SiCRED sh.a.;
- Jep opinion mjekësor për tematika të ndryshme mjekësore sipas nevojës së veprimtarisë së Drejtorisë Juridike dhe Shoqërisë SiCRED sh.a.;
- Etj.
- Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 29 mars 2023, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- Online: www.sicred.com.al/karriera/
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Ekonomist/e
SiCRED kërkon të punësojë një ekonomist/e pranë Zyrave Qendrore të saj.
- Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Arsim i lartë, ekonomik;
- Të ketë njohuri të programit Financa 5 ;
- Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperiencë pune si ekonomist/e;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në grup;
- Të ruajë dhe të mbrojë informacionet konfidenciale;
- Etj
- Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Regjistrimi i veprimeve financiare në kontabilitet (Fatura, Blerje, Arka, Banka);
- Përgatitja e faturave të shitjes;
- Mbajtja e llogarive dhe të dhënave kontabël;
- Kontrolli i veprimeve të financës dhe rakordim;
- Rakordimi periodik i klientëve, furnitorëve etj;
- Kryerja e pagesave në bankë;
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.
- Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Çertifikata kualifikimi;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka).
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 2 Prill 2023, përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- Online: www.sicred.com.al/karriera/
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Specialist/e i Sigurisë së Informacionit
SiCRED kërkon të punësojë një IT për pozicionin “Specialist/e i Sigurisë së Informacionit”, pranë Zyrave Qendrore të saj.
- Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Elektronike apo Informatikë;
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për çështjet e teknologjisë së informacionit, të jetë i aftë, por jo i limituar vetëm, në trajtimin e çështjeve të mëposhtme:
2.1. Siguria e Informacionit – Aplikim të politikave të kompanisë;
2.2. Ndërlidhje / Rrjeta – Administrim të lidhjeve komunikuese të sigurta të pjesëve përbërëse të infrastrukturës
ndërlidhëse të kompanisë në përputhje me politikat e sigurisë së informacionit;
2.3. Pjesë dhe Programe Kompjuterike – Administrimin e sistemeve hardware-ike dhe aplikative të kompanisë në
përputhje me kërkesat dhe politikat e sigurisë së informacionit; - Të jetë i/e përkushtuar dhe i/e aftë të përballojë ngarkesën në punë, oraret e zgjatura si dhe shërbimet jashtë qytetit;
- Të zotërojë gjuhën angleze.
- Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Kryen administrimin e sistemeve të serverave në SiCRED sh.a. që përfshin instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemin dhe aplikacionet software-ike nëpërmjet përditësimit të tyre;
- Optimizon operimin e sistemit dhe utilizimin e resurseve, si dhe kryen analiza dhe planifikim të kapacitetit të sistemit;
- Kryen funksionin e administruesit të sigurisë, duke përfshirë krijimin e profileve dhe llogarive përdoruese;
- Ka përgjegjësi për projektimin e rrjetit kompjuterik / sistemeve;
- Ka përgjegjësi në ngritjen, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e pajisjeve aktive të rrjetit informativ;
- Etj.
- Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Çertifikata kualifikimi;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka).
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 07 Prill 2023, përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- Online: www.sicred.com.al/karriera/
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
APLIKO KËTU