Sigurimi i Jetës me Kursim (SJK)

Sigurimi i Jetës me Kursim (SJK)

Sigurimi i Jetës me Kursim për punonjësit është një produkt i dizenjuar për të përmbushur një sërë objektivash. Nëpërmjet këtij produkti, së pari, personi i siguruar mbulohet për jetën, duke përfituar mbështetje financiare për pasardhësit e tij, në rast të humbjes së jetës përpara datës së maturimit të policës. Së dyti, produkti ka dhe një skemë investimi afatgjatë të sigurt, ndaj në fund të periudhës së sigurimit, personi i siguruar përfiton një shumë të vetme monetare të cilën mund ta përdorë sipas nevojave të tij.

Duke qenë një plan profesional i ngritur nga punëdhënësi për punonjësit e tij, produkti shërben edhe si një nxitje për punonjësit, të cilët do të mund të përfitojnë fondin e akumuluar vetëm nëse do të qëndrojnë të punësuar për të gjithë periudhën e sigurimit.

Meqenëse pagesa e kontributeve kryhet nga Punëdhënësi, ky i fundit ka të gjitha të drejtat për këtë sigurim përgjatë gjithë periudhës së sigurimit.

Funksionon në formën e një depozite mujore ose vjetore kursimi (kjo në varësi të mënyrës se si do të paguhen kontributet, çdo muaj apo një herë në vit), e cila, përveç elementit të investimit, përfshin atë që është me e rëndësishme, sigurimin e jetës.

Duke qenë se primi i sigurimit përbëhet nga primi i sigurimit të jetës dhe kursimi, i cili investohet, me përfundimin e kontratës së sigurimit, punonjësi përfiton shumën e investuar të rritur nga interesat përkatëse. Në rast se i Siguruari humbet jetën gjatë periudhës së sigurimit, familja e tij përfiton shumën e sigurimit të Jetës bashkë me kursimin e investuar deri në atë moment, si një shumë të vetme parash.

Përfitimet e pagueshme nga SJK:
  • Përfitimi në rast humbje jete të personit të siguruar, përfitim i cili është i pagueshëm për përfituesin në një pagesë të vetme, në masën 100% të Shumës së Sigurimit të Jetës, së bashku me kursimet e akumuluara të investuara, të përllogaritura deri në datën e ndodhje së ngjarjes.
  • Përfitimi për Mbijetesën e personit të siguruar, përfitim i cili është shuma për mbijetesë (kursimet e akumuluara të investuara) në datën e maturimit të kontratës.
Kush mund të sigurohet?

Personat që kanë të drejtë të sigurohen me këtë kontratë sigurimi, janë personat nga 18 deri në 55 vjeç, që kanë një marrëdhënie punësimi me subjektin kontaktues (punëdhënësin)

Na kontaktoni

për të lënë një takim me agjentët tanë të shitjeve.

Lini takimin tuja online
i
Aplikoni online për sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet