Sigurimi i Jetës evolutive (SJE)

 

Sigurimi i Jetës Evolutive për individë

Sigurimi i Jetës Evolutive është një policë sigurimi, e cila siguron jetën e një individi të interesuar për të mbrojtur financiarisht të ardhmen e familjarëve, të cilët varen ekonomikisht prej tij.

Kjo policë mbulon rrezikun e humbjes së jetës së të siguruarit:
  1. Në vitin e parë mbulohet humbja e jetës si pasojë e aksidenteve.
  2. Në vitin e dytë mbulohet humbja e jetës si pasojë e aksidenteve dhe e sëmundjeve të papritura (Goditje Cerebrale, Infarkti i miokardit, Miokarditi infektiv akut, Ruptura e aortës, Meningiti infektiv, Encefaliti infektiv, Embolia pulmonare, Pankreatiti akut, Peritoniti akut, Hepatitis fulminant).
  3. Pas vitit të dytë të sigurimit, mbulohet humbja e jetës nga çdo shkak, sipas kushteve të përgjithshme të Kontratës së Sigurimit.
*Disa veprimtari sportive nuk janë të mbuluara. Ju këshillojmë të lexoni me kujdes Kushtet e Përgjithshme të sigurimit të produktit.
Me policën “Sigurimi i Jetës Evolutive” mundësojmë:
  • Shumë Sigurimi Jete deri në 10,000,000 Euro.
  • Procedura të thjeshtuara sigurimi.
  • Aprovim i policës së sigurimit brenda ditës.
  • Liri në përzgjedhjen e shumës dhe afatit të sigurimit.
  • Prime vjetore fikse.
Polica e sigurimit zgjat deri sa i siguruari të mbushë 70 vjeç, me kusht që primi i sigurimit të paguhet rregullisht sipas afateve të caktuara.
  • Kufiri i moshës për të hyrë në sigurim: 18-67 vjeç.
  • Maturimi i sigurimit: deri në 70 vjeç.

Çmimi (primi) varet nga mosha, gjinia, veprimtaria profesionale. SiCRED ju ofron disa mënyra për të paguar primin e sigurimit, duke iu përshtatur kështu kushteve tuaja financiare.

Rekomandohet ta blejë këtë sigurim çdo individ, i cili dëshiron të ketë të siguruar financiarisht familjen e tij, në rast se humbet jetën, sipas mbulimeve të parashikuara në kontratën e sigurimit. Mjafton të paguani primin e sigurimit brenda afateve të caktuara dhe polica rinovohet automatikisht deri në afatin e dëshiruar nga i siguruari, maksimumi 70 vjeç.

Kontaktoni tani për të marrë një ofertë!

Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet