Sigurimi i Jetës evolutive (SJE)

 

Sigurimi i Jetës Evolutive

Sigurimi Jetë Evolutive është një sigurim jete individual, i përshtatshëm për të gjithë personat që duan t’u ofrojnë siguri financiare familjarëve të tyre. Sigurimi i Jetës Evolutive është një nga produktet e sigurimit të jetës me procedurat më të thjeshta që gjendet sot në treg.

Çfarë është ky sigurim?

Ky sigurim është një produkt i pastër sigurimi jete, i cili ofron mbrojtje financiare për pasardhësit e të siguruarit, nëse ky humbet jetën gjatë periudhës së sigurimit. Me humbjen e jetës së të siguruarit, përfituesit e sigurimit përfitojnë menjëherë shumën e sigurimit të shënuar në policë.

Kjo policë mbulon rrezikun e humbjes së jetës së të siguruarit në tre faza:

  1. Në vitin e parë mbulohet humbja e jetës si pasojë e aksidenteve.
  2. Në vitin e dytë mbulohet humbja e jetës si pasojë e aksidenteve dhe e sëmundjeve të papritura.
  3. Mbas vitit të dytë të sigurimit mbulohet humbja e jetës nga çdo shkak.
Cila është kohëzgjatja e policës?

Polica e sigurimit zgjat deri sa i siguruari të mbushë 70 vjeç, me kusht që primi i sigurimit të paguhet rregullisht sipas afateve të caktuara.

Çfarë sjell të re ky produkt?
  • Sigurohet mosha 18-70 vjeç
  • Shuma e sigurimit shkon deri në 10,000,000 Eur.
  • Nuk kërkohen ekzaminime mjekësore pavarësisht moshës apo shumës së sigurimit.
  • Procedurë e shpejtë dhe e thjeshtë e aprovimit të sigurimit.
  • Fleksibilitet ne pagesën e primit.
  • Nuk ka penalitete për ndërprerjen e policës përpara maturimit të saj.
  • I disponueshëm në monedhën Lekë, Euro, Dollarë
Mënyra e Pagesës së primit

Polica e sigurimit ofrohet me këste fikse vjetore (për shembull për 10, 20, 25 vjet, apo për të gjithë kohëzgjatjen e policës).

Mbas periudhës së fiksuar, primi llogaritet çdo vit me tarifat normale të sigurimit. Sa më shumë të kalojnë vitet, aq më shpejt rritet primi krahasuar me një vit më parë për shkak të rritjes së moshës. Ndaj përsa është e mundur financiarisht dhe nga i siguruari, sugjerohet një policë me këste të barabarta vjetore për të gjithë kohëzgjatjen e policës. Në këtë mënyrë individi ka një kosto fikse çdo vit për policën e sigurimit të jetës dhe nuk ka përse shqetësohet në të ardhmen për ndryshimin e çmimit të saj.

Shembull:

Një mashkull 35 vjeçar, vendos të blejë një policë sigurimi jete me shumë sigurimi 10,000,000 Lekë për 20 vjet.

  • Prim vjetor (për 20 vite) është 38,000 Leke/vit.

Në fund të periudhës 20 vjeçare (individi tashmë është 55 vjeç), ai mund të ushtrojë të drejtën e tij për ta vazhduar policën e sigurimit deri sa të mbushë 70 vjeç. Primet e kësaj periudhe do llogariten çdo vit, si shumëzim i shumës së sigurimit me tarifën e mortalitetit.

Përse jua sugjerojmë?

Ky produkt është i përshtatshëm për të ngritur një skemë sigurimi jete për punonjësit tuaj. Konsulentët e SiCRED do t’ju japin asistencën e nevojshme, për të analizuar situatën tuaj dhe për të ngritur një skemë bazuar në nevojat tuaja specifike dhe mundësitë financiare.

 Kontaktoni tani për të marrë një ofertë!

Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet