Sigurimi i Jetës së Nxënësve dhe Studentëve (JNS)

Sigurimi i Jetës së Nxënësve dhe Studentëve (JNS)

JNS garanton mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast të çdo të papriture shëndetësore apo aksidentale të nxënësit apo studentit. Kontrata ofron një gamë të gjerë mbulimesh dhe përfitimesh, duke marrë parasysh dhe aktivitetin e përditshëm të nxënësve dhe studentëve.

JNS ofron përfitimet e pagueshme si më poshtë:
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast aksidenti.
  • Shpenzimet e transportit me ambulancë apo mjet tjetër.
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore për kurimin e sëmundjeve kritike, që shfaqen gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
  • Dëmshpërblim për frakturat, sipas grafikut të përfitimeve të përcaktuar në kontratën e sigurimit.
  • Dëmshpërblim për paaftësi të të siguruarit në rast aksidenti.
  • Dëmshpërblim për humbjen e jetës së të siguruarit në mënyrë aksidentale të barabartë me dyfishin e shumës së sigurimit.
  • Dëmshpërblim për humbjen e jetës së të siguruarit nga shkaqe natyrore të barabartë me shumën e sigurimit.
Përfitime të tjera të JNS:
  • Kontroll parandalues (check-up) vjetor, për të pasur një informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të të siguruarit.
  • Karta e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.

Për informacion mbi paketat JNS klikoni këtu.

Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Informacion mbi karten e sigurimit
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet