Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit (Cash Plan)

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit (Cash Plan)

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit (Cash Plan) është një produkt i dizenjuar për të qenë një ndihmesë reale për individin dhe familjen për të përballuar shpenzimet shëndetësore për kontrolle, medikamente, ekzaminime rutinë, ndërhyrje kirurgjike etj.

Ky sigurim ofron dhe mbështetje financiare për familjen në rast se i siguruari humbet jetën, si për shkaqe aksidentale ashtu edhe natyrore, duke ofruar një shumë të vetme monetare për përfituesin (ose familjarët).

Cash Plan mundëson mbulimin (rimbursimin) e shpenzimeve mjekësore si më poshtë:
  • Ndërhyrjet kirurgjikale me dhe pa shtrim,
  • Vizitën e mjekun e përgjithshëm dhe specialist,
  • Shpenzimet për akomodim dhe ushqim, në rast shtrimi në spital,
  • Kujdesin intensiv (Reanimacioni),
  • Shpenzimet për teste diagnostikuese (përfshirë rreze X, CT Scan, MRI, Pet Scan),
  • Shpenzimet për medikamente të këshilluara nga mjeku, 
  • Shpenzimet për proteza dhe pajisje mjekësore të ngjashme,
  • Kemioterapi dhe Radioterapi,
  • Terapi Fizike dhe Rehabilitim
  • Përfitim në rast paaftësie të shkaktuar nga aksidenti,
  • etj.

Për informacion mbi paketat Cash Plan klikoni këtu.

Përfitime të tjera të sigurimit Cash Plan:
  • Kontroll parandalues (check-up) vjetor, për të pasur një informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të të siguruarve. Klikoni për informacion mbi parapërgatitjen për check-up.

Masat paraprake për përgatitje Checkup Femra

Masat paraprake për përgatitje Checkup Meshkuj

  • Kartën e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Informacion mbi karten e sigurimit
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet