Sigurimi Jetë dhe Aksidente në Grup (JAG)

Sigurimi Jetë dhe Aksidente në Grup (JAG)

Proceset e punës shfaqin situata nga më të ndryshmet dhe ndodhja e një aksidenti do të detyronte punonjësin të shkëputej nga puna përkohësisht apo përgjithmonë. Kjo do të sillte dëme financiare të konsiderueshme për të dhe familjen e tij, jo vetëm për shkak të shpenzimeve mjekësore, por edhe për shkak të pamundësisë për të punuar e për të siguruar të ardhura.

Sigurimi JAG ofron mbështetje financiare për punonjësit, në rast të dëmtimeve shëndetësore për shkaqe aksidentale apo për humbjen e jetës për arsye natyrore apo aksidentale.

Sigurimi JAG ofron për punonjësit tuaj:
  • Mbrojtje financiare për të siguruarin në rast të shkëputjes së përkohshme apo të përhershme nga aktiviteti i punës, si pasojë e paaftësisë shkaktuar nga aksidenti.
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore për trajtimin e dëmtimit të pësuar.
  • Mbrojtje financiare për familjarët (përfituesit) në rast vdekje natyrore apo aksidentale të të siguruarit.
  • Kartën e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Informacion mbi karten e sigurimit
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet