AKTIVITETE

Eventi i shoqatës së siguruesve të jetës, pensioneve dhe fondeve të investimeve

Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, në një mbrëmje të
organizuar në njërën nga sallat e Hotel Tirana International, mirëpriti shumë nga emrat e
mirënjohur të fushës së financës, sigurimeve, etj., në vendin tonë, për të prezantuar qëllimin e
krijimit të saj dhe pritshmëritë në të ardhmen.
Mbrëmja u çel nga z. Naim Hasa, president i shoqatës, i cili në fjalën e tij, ndër të tjera, u shpreh
se qëllimi i krijimit të kësaj shoqate nuk është dublimi i institucioneve shtetërore, por me
eksperiencën që bartin shoqëritë pjesë të shoqatës, të ndikohet në sensibilizimin e popullatës
për zhvillimin e tregut të jetës, pensioneve dhe fondeve të investimit. E ndërkohë të punohet
bashkë me institucionet shtetërore mbi politikat e këtyre skemave, për të bërë brezin e ri më të
interesuar drejt tyre… Lexo më shumë