b

Category: BLOG

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Punoi: Greta Sejdinaj
Publikuar më: 03.01.2024

 

Gjëja e parë që duhet të bëni këtë fillimvit? Të surprizoni stafin me një sigurim jete! Qoftë ai sigurim jete dhe shëndeti, qoftë sigurim me elementë kursimi, ajo që do të arrini do të jetë një ekip i kënaqur, që do ta ketë të vështirë të largohet nga puna për një kohë të gjatë!

Le t’i shohim pak më nga afër këto alternativa:

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit (Cash Plan), përveçse do të ofrojë mbulim për shërbimet shëndetësore të nevojshme, duke përfshirë vizitat, kontrollet, ndërhyrjet kirurgjikale dhe deri te medikamentet, mundëson dhe një kontroll rutinë vjetor, me të gjitha ekzaminimet më të nevojshme, për të pasur një skuadër gjithnjë të përditësuar me gjendjen e saj shëndetësore.

Për një plan më strategjik, i cili ndihmon si punëdhënësin ashtu edhe punëmarrësin, Sigurimi i Jetës me Kursim është polica e domosdoshme për portofolet tuaja. Stafi do të ketë një mënyrë për të qenë financiarisht i mbrojtur në rast të ngjarjes më të papritur (humbjes së parakohshme të jetës), si dhe do të ketë, në të njëjtën kohë, një fond kursimi të rregullt mujor, që përfitohet pas një periudhe pune disa-vjeçare, të përcaktuar nga punëdhënësi, vetëm në rast se stafi qëndron i punësuar gjatë gjithë asaj periudhe. Në këtë mënyrë edhe punëdhënësi do të ketë sigurinë e një stafi të qëndrueshëm dhe të kënaqur në punë.

Bëni zgjedhjen e duhur këtë vit. Zgjidhni të motivoni stafin tuaj, për një performancë më të mirë dhe jetëgjatësi në punë.

Për më tepër informacion, na kontaktoni në cel: +355 692084026 | email: contact@sicred.com.al. Do të jemi të lumtur t’ju orientojmë drejt zgjidhjes më të përshtatshme për nevojat tuaja për sigurim.

Related Posts

Çfarë duhet të dimë për diabetin

Çfarë duhet të dimë për diabetin

Çfarë duhet të dimë për diabetinPunoi: Kristi TopiPublikuar më: 14.11.2023   Diabeti është një grup i çrregullimeve endokrine të karakterizuara...