POLITIKA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE E SHOQËRISË SiCRED sh.a. 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj, andaj të kujdesur, që politikat tona të jenë në koherencë me parashikimet e ligjit në fuqi, kemi ndërtuar këtë njoftim të politikës sonë të mbrojtjes së të dhënave personale.

Ky është njoftimi ynë i politikes sonë të mbrojtjes së të dhënave personale, dhe ne do t’jua ofrojmë atë, herën e parë, që ju do të konsultoni faqen tonë zyrtare, dhe sipas kërkesës ose siç kërkohet nga ligji me pas.

Ky njoftim përshkruan se ne mbrojmë, mbledhim, përdorim, ndajmë dhe transferojmë informacionin e klientit.

Informacioni i klientit nënkupton të gjithë informacionin jo publik, në lidhje me një individ të identifikuar, i cili në kuptim të ligjit 9887/2008 (i ndryshuar) quhet informacion personalisht i identifikueshëm.

Informacioni i klientit nuk përfshin të dhëna anonime, të cilat nuk identifikojnë një individ. Sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi në RSH edhe për qëllime të kësaj politike,      “E dhënë anonime” është çdo e dhënë, që në origjinë ose gjatë përpunimit, nuk mund t’i shoqërohet një individi, të identifikuar ose të identifikueshëm.

A - Parimet e SiCRED për mbrojtjen e të dhënave personale

 i.   SiCRED nuk shet informacione për klientët.
 ii.  SiCRED nuk i lejon ata, që bëjnë biznes në emrin e SiCRED të përdorin informacionin e klientit të SiCRED për qëllimet e tyre të marketingut.
iii.  SiCRED i kërkon kontraktualisht çdo individi, personi fizik ose juridik, që ofron produkte apo shërbime nën emrin e SiCRED për të mbrojtur informacionin e klientit
të SiCRED.
iv. SiCRED nuk e ndan informacionin mjekësor të klientit, brenda subjekteve ku SiCRED zotëron kuota aksionare apo është mëmë e tyre, sipas legjislacionit tregtar në fuqi, përveç se:
     1. e autorizon shprehimisht klienti
     2. lejohet ose kërkohet me ligj
     3. kontrata e sigurimit e ka pasqyruar shprehimisht këtë kërkesë edhe klienti i siguruar i SiCRED e ka aprovuar atë me nënshkrim.
v.  SiCRED mund të ndajë informacionin e klientit dhe t’i lejojë të tjerët ta përdorin atë informacion, nëse ju, klienti, na jepni pëlqimin tuaj, nëse është e nevojshme për të përfunduar një transaksion, që ju doni të përmbyllni, ose kjo lejohet e parashikohet shprehimisht nga ligji.
vi. SiCRED e trajton informacionin për klientët e mëparshëm edhe ata të mundshëm/potencialë njësoj, si dhe për klientët tanë aktualë ekzistues.

 

B - SiCRED ruan e mbron informacionin e marrë për klientin

SiCRED zbaton politika mbrojtëse fizike, elektronike, e procedurale për të mbrojtur informacionin e klientit dhe për të respektuar legjislacionin në fuqi në RSH për këtë çështje. Përpos kësaj, SiCRED i rishikon politikat dhe praktikat profesionale, monitoron rrjetet kompjuterike, si dhe teston periodikisht forcën e sigurisë teknike. SiCRED e ruan informacionin për klientin vetem për qëllime ligjore, audituese, rregullatore edhe biznesi.

C - Informacioni që merr SiCRED për klientin

SiCRED mbledh informacion për klientin në mënyra të ndryshme, si shembull, ne mbledhim informacion nga:

i.  aplikime për sigurim, që lidhen me produktet tona të sigurimit, përmes bisedave me përfaqësuesit e SiCRED, duke përfshirë edhe agjentet tanë.
ii. përdorimi i https://www.sicred.com.al, faqet dhe aplikacionet tona, faqet dhe aplikacionet tona të mediave sociale, si dhe ndërveprimet dhe reklamat tona në internet.
iii. transaksionet ose përvojat me ne, të tilla si pagesat, nënshkrimet dhe pretendimet për policat e sigurimit;

D - Si e përdor SiCRED informacionin për klientin

SiCRED mund të përdorë informacionin e klientit, për të përcjellë newsletter me përmbajtje të tilla si:

i.    sigurohuni dhe vlerësoni politikat edhe llogaritë tuaja
ii.   
përpunoni kërkesat tuaja
iii.  tregoni kujdes, mbrohuni ndaj mashtrimeve, apo transaksioneve të paautorizuara,
iv.  konfirmoni identitetin tuaj, vetëm pasi të keni lexuar dhe aprovuar politikat e mbrojtjes së të dhënave personale
v.   përmirësoni produktet e shërbimet tona të sigurimit, duke dhënë opinion mbi përvojën tuaj, si klient me ne
vi.  informacion mbi produkte të reja sigurimesh
vii. informacion për veprimtari të reja apo ndryshime, siç imponohet nga ligji në fuqi.

E - Si e ndan SiCRED informacionin për klientin

i. SiCRED e ndan informacionin e klientit vetëm për:

  1. transaksionet tona me ju (pagesat)
  2. përvojat me ju (pretendimet automatike)
  3. qëllimet tona të përditshme të biznesit (me pëlqimin tuaj dhe sipas domosdoshmërisë për të përfunduar një transaksion sigurimi, që ju e kërkoni), ose pse kërkohet nga ligji
  4. të trajtuar kërkesën tuaj për dëm nga produkti i sigurimit
  5. të raportuar në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare
  6. të informuar risiguruesin tonë për produktin e sigurimit që ju keni blerë
  7. në rastet kur vepron në një kontratë si bashkim operatorësh për produktin e sigurimit, që ju keni blerë
  8. në rastet e nevojës dhe për t’u mbrojtur kundër mashtrimit edhe transaksioneve të paautorizuara kur kryhet një hetim

ii. Nëse jeni një klient ekzistues edhe e keni dhënë preferencën tuaj për ndarjen e informacionit si klienti ynë, nuk nevojitet asnjë veprim nga ju, përveçse kur ju doni të ndryshoni pëlqimin për ndarjen e informacionit si klienti ynë.

Përveç praktikave te mbledhjes dhe ndarjes se informacionit të përshkruara më sipër, vetitë e faqes së internetit të SiCRED sh.a., dhe aplikacionet, përdorin teknologji të zakonshme gjurmimi, browser cookies, mjete analitike, ID-të e pajisjeve ose të tjera të dhëna teknologjike.

Ne mbledhim gjithashtu informacione të caktuara teknike, ne lidhje me pajisjen, që ju përdorni për të hyre në faqen ose shërbimet tona, të tilla si agjenti, vula kohore, lloji i hardware, gjuha, dhe zona kohore, adresa e IP.

Aplikacionet tona celulare dhe të mediave sociale përmbajnë një deklaratë, që përshkruan, se çfarë informacioni është mbledhur nga përdorimi juaj i atij aplikacioni të veçantë.

Aktualisht ne nuk e zbatojmë teknologjinë e zakonshme për t’iu përgjigjur sinjaleve të shfletuesit të internetit “mos gjurmoni”, ose mjeteve te tjera të krahasueshme me të.

Mësoni më shumë rreth nesh nëse i jepni ok”, këtyre kushteve.

Nëse klikoni në lidhjet pranë një pale të tretë, do të ridrejtoheni direkt në faqen e internetit, që ne nuk e kontrollojmë.

Ky njoftim nuk zbatohet për praktikat e mbrojtjes së të dhënave personale, të këtyre faqeve të internetit. Lexoni me kujdes politiken e mbrojtjes së të dhënave personale, të faqeve të tjera të internetit, ne nuk jemi përgjegjës për këto website të palëve të treta.

Nëse kërkoni fshirjen e llogarisë suaj, SiCRED sh.a. mund të vazhdojë të ruajë informacionin tuaj, vetëm për qëllime ligjore, audituese, rregullatore dhe biznesi. Periudhat e ruajtjes ndryshojnë, sipas nevojave specifike ligjore, audituese, rregullatore dhe të biznesit.

Kërkesa për të fshire një llogari brenda aplikacionit celular, vlen vetem për kredencialet dhe llogarinë, që ju keni krijuar brenda aplikacionit dhe jo për çdo llogari tjetër, që ju mund të keni krijuar me SiCRED sh.a..

Nëse ju merrni pjesë në aplikacionin “newsletter” ose “produktet e SiCRED online”, dhe i jepni “ok” këtyre kushteve, SiCRED sh.a. mbledh informacionin e sakte të kërkuar në aplikacion.

Me dhënien “ok”, ju i keni dhënë “Pëlqim si subjekt i të dhënave”, andaj SiCRED sh.a. do ta vlerësojë pëlqimin si një deklaratë tuajën me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton, që ju si subjekti i të dhënave pranoni, që të përpunohen e trajtohen të dhënat tuaja pranë dhe nga SiCRED sh.a., në përputhje me këtë njoftim të politikes sonë të mbrojtjes së të dhënave personale.

Te gjitha informacionet, e mbledhura në çdo aplikacion, që përdor SiCRED sh.a., trajtohen nga SiCRED sh.a. në përputhje me këtë njoftim të politikës sonë të mbrojtjes së të dhënave personale.