Shoqëri Partnere

APRIL International E.M.E.A. – Partneri ndërkombëtar në asistencë dhe menaxhimin e kërkesave për dëmshpërblim

APRIL International EMEA, pjesë e April Group, është grupi europian i asistencës, i cili ofron këshillim, asistencë dhe produkte të sigurimit në udhëtim, në mënyrë direkte ose nëpërmjet një rrjeti partnerësh duke përfshirë dhe profesionist të turizmit dhe brokerat.

Data e bashkimit me April Group: 2008

Shoqëritë që përbëjnë APRIL International E.M.E.A., ofrojnë një rang të gjerë produktesh gjithëpërfshirëse, si: menaxhim i dëmeve nga sigurimi i kartonit jeshil, asistencë teknike, asistencë mjekësore, asistencë në udhëtim dhe asistencë mjekësore ndërkombëtare.

Grupi operon në shtete të ndryshme, si: Bjellorusi, Belgjikë, Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani, Zvicër, Kroaci, Lituani, Francë, Rusi, Slloveni, Turqi, Ukrainë, Serbi.

Website

SCOR Global Life – Risigurues

Risigurimi i ofron shoqërisë siguruese, në këtë rast “shoqëria ceduese”, një sërë përfitimesh, duke përfshirë këtu zvogëlimin e detyrimit neto mbi riskun individual dhe mbrojtje nga humbjet si pasojë e ndodhjes së katastrofave. Risigurimi gjithashtu i ofron shoqërisë ceduese mundësinë për të rritur, kapacitetin e saj të marrjes në sigurim, si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe të llojit të riskut. SCOR Global Life, një shoqëri e mirënjohur botërisht, është shoqëria jonë risiguruese.

Vlerësimet e SCOR:


SCOR Glogal Life është pjesë e grupit SCOR, i cili aktualisht renditet si risiguruesi i katërt më i madh në botë.

Website

QBE Re – Risigurues

Shoqëria SiCRED ka nisur bashkëpunimin me QBE Re në risigurimin e disa prej rreziqeve më të mëdha të shkruara që prej vitit 2017. Grupi i sigurimeve QBE u themelua në vitin 1886, ku hapi me shpejtësi zyra në Europë, Amerikë dhe Azi. QBE është një nga 20 siguruesit dhe risiguruesit më të mëdhenj në nivel global.

QBE Re (Europe) Limited ofron shërbime risigurimi në mbarë botën. Ajo ofron shërbime të risigurimit të pronës, përgjegjësive, risqeve të veçanta dhe të jetës. Shërbimet e sigurimit të jetës dhe marrjes në sigurim realizohen përmes Zyrës së QBE Re Bruksel. QBE bleu zyrën e Brukselit (e quajtur më parë Secura Re) në vitin 2010. Kjo zyrë u themelua në vitin 1946.

Deri në fund të vitit 2018, Divizioni i Operacioneve Europiane të QBE ishte i vendosur në Londër. Për shkak të Brexit, QBE vendosi të krijojë një divizion të ri europian me seli në Bruksel. QBE Re (Europe) Limited u bë filial i kompanisë QBE Europe SA/NV nga 01.01.2019.

Vlerësimet e QBE Re (Europe) Limited:


Bashkëpunimi midis SiCRED dhe QBE Re u ndërmjetësua nga JLT Re.

Website

Alwen Hough Johnson Ltd. – Broker në risigurime

Alwen Hough Johnson Ltd. u themelua në 1973 nga Roger Alwen, John Hough dhe David Johnson si një Shtëpi Brokerimi lidere e Lloyd’s, e vendosur në zemër të Qytetit të Londrës. AHJ është një kompani e rregulluar nga FCA, e specializuar në të gjitha format e Risigurimit Detar dhe Jo-Detar, si dhe në sigurimin e drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë. AHJ mbetet me pronësi 100% private, me shumicën e aksioneve të mbajtura nga administruesit dhe punonjësit, të kaluar dhe aktualë. Mungesa e aksionarëve të jashtëm mundëson menaxhim më të mirë të ciklit të tregut duke ruajtur nivelet e shërbimit të klientit dhe aftësinë për të investuar në të ardhmen.

Që prej korrikut të vitit 2020, AHJ është broker në risigurime për SiCRED sh.a., duke ndërmjetësuar risigurimin e rreziqeve të mëdha.

Për më tepër informacion, ju lutemi vizitoni faqen web:

Website