Produkti i Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit Cash Plan arrin për herë të parë peshën 40% të portofolit të produkteve të sigurimit të SiCRED. Ky është një tregues i qartë i ndikimit të pandemisë dhe pasigurisë së përgjithshme në nevojën e publikut për sigurim jete dhe shëndeti.

 

SiCRED prezanton për publikun Sigurimin e Jetës Evolutive, një produkt unik në tregun e sigurimit të Jetës. Ky sigurim është domosdoshmëri për këdo që ka familjarë nën varësinë e tij financiare. Veçori e këtij produkti janë Shuma e Sigurimit të Jetës deri në 10.000.000 euro dhe procedurat e thjeshtuara të sigurimit, me aprovim brenda ditës.