SiCRED festoi dy dekada të veprimtarisë së saj. Në këto 20 vite, angazhimi dhe besnikëria e SiCRED janë shprehur në plotësimin e nevojave të klientëve për sigurimin e jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë investimi. Kompania ka mbështetur klientët në çdo fazë të jetës së tyre, duke qenë pranë tyre në momentet më sfiduese.

 

SiCRED është kujdesur për zgjerimin e gamës së produkteve, gjithmonë me fokus në nevojat e klientit. Për të ardhmen, përpjekjet do të vazhdojnë të përqendrohen në përshtatjen ndaj kërkesave të reja për sigurim, të diktuara nga evoluimi i kohës.