SiCRED sh.a. dhe Banka CREDINS sh.a. nënshkruan në datën 22 Dhjetor 2014 marrëveshjen e shitblerjes për transferimin e 76% të totalit të aksioneve të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., nga SiCRED tek Banka CREDINS. Në datën 30 Prill 2015, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi ndryshimin e kontrollit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a..

 

Në dhjetor të vitit 2015, shoqërisë SiCRED sh.a. i akordohet çmimi “Shërbimi më i mirë ndaj publikut” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me motivacionin për shërbim inovativ me paketa sigurimi të personalizuara për kërkesat e klientëve. Numri i klientëve të SiCRED sh.a. në fund të vitit 2015 ishte rreth 60,000.