Shoqëria SiCRED sh.a. u themelua në 7 Tetor 2003, duke qenë kështu e para dhe e vetmja shoqëri sigurimi private në Shqipëri me kapital 100% vendas e liçencuar për të vepruar në fushën e sigurimit të Jetës.

Në një mjedis financiar që po përjetonte ndryshime të vrullshme, vizioni i themeluesve të SiCRED ishte krijimi i një shoqërie sigurimi, e cila do ndryshonte perceptimin e shqiptarëve për produktet e sigurimit, duke patur si mision ushtrimin e veprimtarisë konform standardeve më të larta të etikës, si mënyra e vetme dhe e pranueshme për të bërë një emër të mirë.

Nën sloganin “Në duar të Sigurta” emri SiCRED përcjell besueshmëri, e përforcuar kjo nga premtimi ynë për të mbajtur gjithnjë parasysh atë që është më e mirë për klientët tanë.