SiCRED vijon të ruajë një pozicion të rëndësishëm në tregun e sigurimit të jetës, duke u pozicionuar në vendin e dytë për nga volumi i primeve të shkruara.

 

SiCRED prezanton produktin “Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë)”. Ky sigurim garanton një shumë monetare (Shuma e siguruar) e cila është e pagueshme në rast vdekje apo mbijetese të të siguruarit. Nëpërmjet këtij produkti, individi përveçse siguron jetën e tij, kursen dhe investon rregullisht me një normë minimale të garantuar vjetore prej 1.2%, merr pjesë në fitimin e realizuar nga kompania për këtë kategori produkti, si dhe mund t’i zgjerojë përfitimet e tij nëpërmjet opsionit për sigurimin nga aksidentet dhe sigurimin nga sëmundjet kritike.
SiCRED është e para kompani sigurimi në treg që kombinon sigurimin e jetës me elementë kursimi afatgjatë, me sigurimin nga sëmundjet kritike, një sigurim i cili i ofron individit një shumë monetare në rast të shfaqjes së një prej sëmundjeve kritike (sëmundje të rënda), gjatë periudhës së sigurimit.

 

Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., miratoi ndryshimin e emrit si rrjedhojë e ndryshimit të mazhorancës aksionare, duke u quajtur CREDINS INVEST sh.a. – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, e cila tashmë përveç administrimit të fondeve të pensionit vullnetar, do të administrojë edhe sipërmarrje investimesh kolektive.
“CREDINS INVEST” sh.a. u liçencua në 30 Maj 2016 nga AMF për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive. Aktualisht CREDINS INVEST sh.a. administron dy fonde:
– Fondin e Pensionit Vullnetar “CREDINS Pension”; si dhe
– Fondin e Investimit “CREDINS Premium”