b

Category: BLOG

Çfarë na shtyn të sigurojmë jetën?

Nga Gladiola Jani

Publikuar më 01.04.2022

 

Çfarë na shtyn të sigurojmë jetën?

Sigurimi i jetës është një nga gjetjet më të mrekullueshme të njerëzimit. Është i vetmi mjet që qindarkat i kthen në miliona para, duke i ofruar ato atëherë kur nevojiten më tepër. Dhe sigurimi i jetës është nga të paktat gjëra që individi nuk e blen për vete, por për personat që ai ka më të shtrenjtë.

Në thelb, një policë sigurimi jete nënkupton jetën ekonomike të humbur të një individi, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, pra ndarjes nga jeta të të siguruarit. Por jeta e një individi nuk çmohet dot në para. Atëherë si mund të arrijmë në një përfundim monetar për vlerën e jetës?

Në konceptin e sigurimeve, “Shuma e Sigurimit” është përfitimi që pasardhësit e të siguruarit përfitojnë në rast të ndarjes nga jeta të të siguruarit gjatë kohës që polica e sigurimit është në fuqi. Në policën e Sigurimit të Jetës Evolutive, ofruar nga SiCRED, shuma e sigurimit është e paracaktuar; dhe që një individ të përcaktojë saktë shumën e sigurimit të përshtatshme me nevojat e tij, duhet të mbajë në vëmendje disa pika.

Rregulli më i thjeshtë praktik është që një policë sigurimi Jete Evolutive të ketë një shumë sigurimi sa të ardhurat që individi do të gjeneronte nga puna e tij për 10 vitet e ardhshme. Pra, nëse të ardhurat mujore të individit që dëshiron të sigurohet janë rreth 80,000 lekë, një policë sigurimi jete e përshtatshme do të kishte shumë sigurimi 9,600,000 lekë.

Megjithatë, për përcaktimin e shumës së sigurimit duhen analizuar edhe detyrimet e mundshme që individi lë pa përmbushur nga një ndarje e parakohshme nga jeta, si:

  • detyrimet financiare/borxhet; kreditë në institucione financiare që i ka të pambuluara me sigurim jete;
  • nevojat e familjes për përballimin e jetesës (nevojat e fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara që varen ekonomikisht nga i siguruari);
  • nevojat e fëmijëve për edukim; etj.

Megjithatë, përpara vendimit për blerjen e policës së sigurimit të Jetës Evolutive, rekomandohet takimi më një specialist të shoqërisë së sigurimit apo me një agjent/broker, të cilët ofrojnë këshillim financiar pa pagesë për individin e interesuar, ku analizohen pikat e mësipërme dhe lehtësohet plotësisht analiza financiare për vendimmarrje.

Sigurimi i jetës është një kontratë me afat të paracaktuar. Sigurimi i Jetës Evolutive është një policë sigurimi, e cila mund të zgjasë deri në moshën 70 vjeçare.

Për një person që mbështet ekonomikisht veten dhe familjen nga paga e tij mujore, sigurimi i jetës është një domosdoshmëri. Për një çift të martuarish këshilla më e mirë është të sigurohen të dy bashkëshortët. Ndarja nga jeta e çdonjërit do të dëmtonte financiarisht familjen, pavarësisht se sa të ardhura mujore merr secili. Madje, edhe në rast se njëri prej bashkëshortëve është shtëpiak, sërish ai kualifikohet për sigurim. Edhe pse i papaguar, kujdesi për ekonominë shtëpiake dhe kujdesi për fëmijët në shtëpi ka një kosto.

Shpesh njerëzit mendojnë që sigurimet kushtojnë dhe ato janë për të pasurit. E vërteta është që sigurimi është i nevojshëm për çdo person, pavarësisht se në cilën shtresë ekonomike klasifikohet. Sigurimi i përgjigjet nevojave të ndryshme që ka individi. Sigurimi i jetës është po ashtu një domosdoshmëri për biznesin privat familjar, aktiviteti i të cilit është i lidhur ngushtësisht me vetë individin dhe humbja e jetës së tij do të ndikonte ndjeshëm ecurinë e sipërmarrjes, e për pasojë familjen. Sigurimi i jetës është gjithashtu një mjet i fuqishëm për diversifikimin dhe miradministrimin e pasurisë së individit, duke plotësuar boshllëqet financiare që mund të krijohen nga një ndarje e parakohshme nga jeta.

Shoqëria jonë është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos funksionojmë dot pa financat dhe ekonominë. E në një shoqëri të tillë, sigurimi i jetës do të jetë gjithnjë një domosdoshmëri.

Klikoni për informacion mbi sigurimin e Jetës Evolutive.

Related Posts

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuajPunoi: Greta SejdinajPublikuar më: 03.01.2024   Gjëja e parë që duhet të bëni këtë fillimvit? Të surprizoni...