b

Category: Viti 2022

Jetëgjatësia në punë e një stafi të përkushtuar

Po! Edhe një tjetër 7-vjeçar u përmbush me sukses për një pjesë të stafit tonë. Mbi 7 vite të tjera të mbushura me punë, sfida, energji dhe momente të gëzuara, si në një familje, u kurorëzuan me ceremoninë simbolike të shpërndarjes së Fondit të Besnikërisë “Jeta me Kursim”.

Është një aspekt me të vërtetë i rëndësishëm jetëgjatësia e punonjësve në punë. Ata shndërrohen në një aset të domosdoshëm për kompaninë dhe të vështirë për t’u zëvendësuar. Ata janë memoria e kompanisë, shumë më mirë se sa vetë arkiva elektronike e saj dhe janë në gjendje të adresojnë zgjidhjen e problemeve çdo ditë e më me efikasitet. Ndaj është thelbësore mënyra se si kompania zgjedh të përdorë teknikat e saj nxitëse, për të ftuar punonjësit të qëndrojnë sa më gjatë në punë.

Një ndër lehtësirat, që ne kemi dashur dhe zgjedhur të përdorim, është sigurimi i stafit tonë, kombinuar ky me një fond kursimi, i cili mund të përfitohet vetëm nëse punonjësit do të qëndrojnë të punësuar për shtatë vjet pranë nesh.

Kjo është gjenerata e pestë e cila përfiton këtë benefit dhe ne jemi vërtetë krenarë për ta dhe për punën tonë të përbashkët.

Ftojmë çdo shoqëri, e cila dëshiron të ketë një staf të kënaqur dhe të qëndrueshëm, të përqafojë këtë metodë shpërblimi, e cila garanton jetëgjatësinë në punë të një stafi të përkushtuar.

Ju mirëpresim.

Related Posts

Raporti Vjetor 2021

Raporti Vjetor 2021

SiCRED ka kënaqësinë të ndajë me ju përmbledhjen e një tjetër viti sfidash, përpjekjesh dhe arritjesh, përmes Raportit Vjetor 2021. Gjatë periudhës...