b

Category: BLOG

Të gjithë në plazh, por kujdes lëkurën!

Të gjithë në plazh, por kujdes lëkurën!

Punoi: Evelina Koçi
Publikuar më 16.05.2023

 

Muaji Maj i dedikohet ndërgjegjësimit për parandalimin e tumoreve të lëkurës dhe në mënyrë të veçantë, melanomës. Me ardhjen e verës dhe me dëshirën për t’u relaksuar nën rrezet e diellit, bëhet e nevojshme të rikujtojmë se sa e nevojshme është të mbrojmë lëkurën tonë. Përgjatë vitit 2022 vlerësohet se diagnozat e reja të melanomës arritën mbi 12 mijë raste në nivel botëror.

Kanceret e lëkurës shpesh nënvlerësohen, pasi jo të gjitha format janë vdekjeprurëse. Megjithatë, duke qënë forma tumorale, është i nevojshëm parandalimi nëpërmjet kontrolleve periodike te dermatologu dhe gjithashtu një mbrojtje korrekte nga rrezet e diellit.

Melanoma është një nga llojet e kancerit të lëkurës që formohet nga qelizat e lëkurës të quajtura melanocite, të cilat i japin lëkurës ngjyrën e saj. Ajo shfaqet në formën e një nishani, por jo të gjithë nishanët tregojnë për melanomë.

Një faktor kyç në vëzhgimin e një nishani për shenjat e melanomës është kontrolli i disa karakteristikave klinike të gjendjes së tij:

  • Forma asimetrike, e tillë që dy gjysmat e nishanit të kenë forma të ndryshme;
  • Kufiri i parregullt, i tillë që nishani të mos ketë një formë të mirëpërcaktuar;
  • Ndryshimi i ngjyrës, ngjyra johomogjene ose të larmishme:
  • Diametri, kur ndryshon madhësia e nishanit ose kur ka diametër më të madh se 6 milimetra;
  • Zhvillimi, nëse nishani ndryshon me kalimin e kohës ose shfaq simptoma të tjera si kruajtje ose gjakderdhje.

Prandaj është e domosdoshme që të paktën një herë në vit t’i nënshtroheni një ekzaminimi klinik dermatologjik dhe një ekzaminimi dermoskopik, i cili lejon vlerësimin specifik të nishaneve në pak minuta.

Vizita është edhe më e rëndësishme për subjektet që paraqesin faktorë rreziku si:

  • Raste të melanomës në familje (mendohet se 5% e rasteve të melanomës janë të trasmetuara gjenetikisht);
  • Prezenca e një numri të madh nishanesh (më i madh se 50), ose prania e nishaneve të mëdha të pranishme që në lindje;
  • Përdorimi i solarëve, sidomos te personat me lëkurë më të bardhë, me nishane dhe njolla;
  • Ekspozimi intensiv dhe me ndërprerje në diell;
  • Histori e djegieve të mëparshme nga dielli, veçanërisht nëse shoqërohet me shfaqjen e flluskave. Për të ulur rrezikun, është e nevojshme të shmangni djegien nga dielli, veçanërisht në moshën 15-16 vjeç.

Parandalimi, së bashku me diagnostikimin e hershëm dhe ndërhyrjen terapeutike në kohë, përfaqëson mënyrën më të mirë për të fituar betejën kundër kancerit të lëkurës.

Përveç anës shëndetëosre dhe emocionale që shoqëron një sëmundje tumorale, i sëmuri përballet edhe me rrezikun që vjen nga faturat e larta spitalore.  Në këto kushte, SiCRED ofon mbrojtje edhe në këto raste. Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit CASH PLAN pranë SiCRED, mbulon edhe shfaqjen e sëmundjeve të rënda, siç është kanceri (përfshirë melanonëm). Po ashtu, Sigurimi i Jetës, i shoqëruar me Sigurimin nga Sëmundjet Kritike, është gjithmonë një mburojë për të siguruarin, në rast të shfaqjes së sëmundjeve tumorale malinje.

Për të gjithë punëdhënësit, SiCRED ofron sigurimin Jetë e Kombinuar, një sigurim që mbulon shpenzimet mjekësore të punonjësit edhe në rast të shfaqjes së sëmundjeve të rënda.

Sigurimi i jetës, i kombinuar me sigurimin ndaj sëmundjeve të rënda, është mbështetje financiare dhe qetësi mendore, e cila lejon të prekurin nga sëmundja të mos shqetësohet për mbulimin e shpenzimeve mjekësore por të përqendrohet te kurimi i saj.

Merrni masat paraprake për shëndetin dhe jetën tuaj!

Na kontaktoni për të mësuar më tepër dhe për t’u pajisur me sigurimin më të përshtatshëm për nevojat tuaja: cel: +355 692084026 | email: contact@sicred.com.al

Related Posts

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuajPunoi: Greta SejdinajPublikuar më: 03.01.2024   Gjëja e parë që duhet të bëni këtë fillimvit? Të surprizoni...