b

Category: Viti 2023

SiCRED në Panairin e Karrierës të Universitetit të New York-ut në Tiranë

Panairët e karrierës janë ngjarje të rëndësishme ku studentët dhe të diplomuarit kanë mundësinë të kontaktojnë me punëdhënësit potencialë dhe të eksplorojnë mundësitë e karrierës. Në Universitetin e New York-ut në Tiranë, një prej institucioneve më të njohura të arsimit të lartë, kemi pasur kënaqësinë të jemi pjesë si punëdhënës në Panairin e Karrierës, të mbajtur më 18 Maj.

Gjatë kohëzgjatjes së panairit, patëm mundësinë të njihemi me studentë dhe të diplomuar të interesuar të hedhin hapat e parë në karrierën e tyre, të cilët u prezantuan me hapësirat e punësimit dhe zhvillimit të karrierës pranë nesh.

Shoqëria SiCRED paraqet një mundësi të shkëlqyer punësimi, me ambiente bashkëkohore, ku mbizotëron fryma pozitive e punës dhe bashkëpunimi.

Ju inkurajojmë të qëndroni në vëmendje të njoftimeve të herë pas hershme të punës në faqen tonë web https://www.sicred.com.al/karriera/ dhe në rrjetet tona sociale.

Për më shumë, shfletoni galerinë tonë:

Related Posts

Rrathë dhurues

Rrathë dhurues

Eventi "Rrathë Dhurues" i organizuar nga Partnerët Shqipëri, në edicionin e tij të pestë, i dha zë katër kauzave sociale të katër organizatave...

Garo/mbështet si maratonomak!

Garo/mbështet si maratonomak!

Garuam dhe mbështetëm si maratonomakë Fondacionin Down Syndrome Albania, në edicionin VII të Maratonës së Tiranës, në një lëvizje të madhe për jetën...