b

Category: Viti 2015

SiCRED MERR PJESË NË PANAIRIN E PUNËS PRANË UET

Në 21 Maj 2015, pranë Universitetit Europian të Tiranës, u zhvillua Panairi i Punës, i organizuar nga Zyra e Karrierës së UET, në të cilin morën pjesë rreth 60 shoqëri dhe institucione të ndryshme. Panairi u zhvillua në frymën e intervistave, ku stendat e shoqërive të ndryshme u vizituan nga studentë të shumtë.
Shoqëria SiCRED ishte pjesëmarrëse e këtij panairi për të dytin vit radhazi. Stenda e SiCRED tërhoqi vëmendjen e mjaft të interesuarve, me të cilët u zhvilluan intervista për punësim si dhe mundësi për realizimin e internshipeve. Interesi, fryma e bashkëpunimit dhe perspektiva ishin shumë pozitive.

Për me tepër, Ju lutemi të shfletoni galerinë e fotove:

Related Posts