Për herë të parë u shpërndanë kursimet e akumuluara nga kontratat e sigurimit “Jeta me Kursim”, ku 250 punonjës në tre kompani të ndryshme përfituan një fond total prej rreth 600 mijë euro. Sigurimi i Jetës me Kursim është një kontratë sigurimi jete në grup, e kombinuar me një skemë kursimi 7-10 vjeçare, e përzgjedhur nga kompani të ndryshme për t’i dhënë vlerë të konsiderueshme paketës së përgjithshme të shpërblimeve ndaj punonjësve.

 

SiCRED sh.a. gjatë vitit 2017 u përqendrua në strategjinë e rritjes së eficencës financiare me qëllim rikuperimin e investimeve të bëra në shoqëritë e grupit dhe infrastrukturën e saj, mbajtjen stabël të treguesve financiarë dhe ndërtimin e konsolidimin e një baze të sigurt për të pasur një rritje të qëndrueshme për sigurinë e klientëve të saj dhe plotësimin e objektivave afatmesme dhe afatgjata të aksionarëve.

 

SiCRED sh.a. rriti prezencën e saj në CREDINS Invest sh.a.. Në QKB u realizua regjistrimi i strukturës së re aksionare, ku shoqëria SiCRED sh.a. zotëron 24% të aksioneve në CREDINS Invest sh.a. – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive.