SiCRED jep kontributin e saj ndaj punëkërkuesve në Panairin e Punës “Work & Study” 2018

SiCRED jep kontributin e saj në Panairin e Punës “Work & Study” 2018, të mbajtur në datat 28, 29 dhe 30 Mars, organizuar edhe këtë vit nga Bashkia Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Në SiCRED i kushtohet vëmendje e veçantë pjesëmarrjes në ngjarje të tilla, ku krijohen mundësitë për komunikim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, përgjithësisht të sektorit privat.
Gjatë tre ditëve të veprimtarisë së panairit, të sapodiplomuarve dhe punëkërkuesve të shumtë, që vizituan stendën e SiCRED, iu dha rasti të njihen me mundësitë e punësimit që SiCRED ofron aktualisht dhe të aplikojnë për to. Interesimi ndaj SiCRED ishte i lartë dhe mund të themi me bindje se bashkëpunimi i sivjetshëm, në tërësi, ishte i suksesshëm.

Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove: