b

Category: Viti 2018

15 vjet SiCRED!

Tetori 2018 shënon 15 vjetorin e shoqërisë SiCRED sh.a., e para dhe e vetmja shoqëri sigurimi private në Shqipëri me kapital 100% vendas. Në një mjedis financiar që po përjetonte ndryshime të vrullshme, vizioni i themeluesve të SiCRED ishte krijimi i një shoqërie sigurimi, e cila do të ndryshonte perceptimin e shqiptarëve për produktet e sigurimit. Duke e shtrirë aktivitetin e saj në disa qytete të Shqipërisë, SiCRED sh.a. arriti që në vitet e para të saj të numëronte mbi 10,000 klientë.

Ndërkaq, me kalimin e viteve, numri i klientëve, punonjësve dhe bashkëpunëtoreve u rrit ndjeshëm, e kjo solli rritjen dhe suksesin e qëndrueshëm të shoqërisë SiCRED. Në shumë pak kohë SiCRED formësoi emrin e saj, duke ruajtur edhe sot imazhin e shoqërisë serioze, profesionale dhe me etikë pune.

Në këtë rrugëtim 15 vjeçar, SiCRED ka qenë pararojë e ofrimit të produkteve të larmishme të sigurimit të jetës, të dizenjuara për të përmbushur të gjitha nevojat e klientëve në këtë sektor. SiCRED ndoqi me kujdes vizionin e saj, për të ruajtur interesat e individit, familjeve apo shoqërive kliente.

SiCRED ishte e para shoqëri që solli në treg risinë e sigurimit të jetës gërshetuar me skemat afatgjata të kursimit, nëpërmjet produktit të sigurimit “Jeta me Kursim”. Në fundin e një periudhe 7 vjeçare, punonjësit do të shpërbleheshin për performancë të mirë në punë dhe besnikërinë kundrejt shoqërisë punëdhënëse.

Fundi i vitit 2016 përkoi me maturimin e parë të policave të produktit të sigurimit “Jeta me Kursim” dhe gjatë muajit shkurt 2017, rreth 250 punonjës nga 3 kompanitë pioniere, të cilat përqafuan këtë produkt, përfituan afro 600.000 Euro. Me qindra të tjerë presin maturimin e fondit të tyre në vitet e ardhshme.

Në vitin 2016, SiCRED për herë të parë solli në tregun shqiptar produktin e sigurimit të jetës me mbulim të 3 – fishtë: jetë, shëndet dhe kursim. Sigurimi “Jetë me Mbijetesë” nga SiCRED është një nga produktet më të veçanta, ku nën një ombrellë klienti përfiton: sigurim jete dhe mbrojte financiare për familjen, ngritjen e një fondi të përcaktuar, i gatshëm për t’u tërhequr në maturim të kontratës, sigurim ndaj riskut të ndodhjes së aksidenteve, sigurim ndaj riskut të shfaqjes së sëmundjeve kritike.

Ndërkaq, fundi i vitit 2017 numëroi mbi 79.000 klientë.

Sot, pas 15 vjetësh të shoqëruar me sfida, pasiguri të tregut, suksese dhe fitore, kemi nderin t’ju falënderojmë për bashkëpunimin e gjatë! Pa dyshim pas emrit të SiCRED qëndrojnë klientët tanë, bashkëpunëtoret, si dhe punonjësit tanë profesionalë e me etikë të lartë pune.

Urojmë për më tepër vite bashkëpunimi të suksesshëm në të ardhmen!

Related Posts