b

Category: Viti 2020

Disa masa të nevojshme për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19

Disa masa të nevojshme për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19
Të nderuar klientë dhe bashkëpunëtorë të shoqërisë SiCRED sh.a.,

Ndodhur përballë kësaj situate të pazakontë dhe emergjente, me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në të gjithë botën dhe në vendin tonë, është e nevojshme për secilin prej nesh të merren masa parandaluese për përhapjen e mëtejshme të tij, të rekomanduara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në këtë kuadër SiCRED kërkon bashkëpunimin tuaj dhe të stafit, në respektimin e masave të mëposhtme në ambientet e punës:

  • Të ruhen distancat e sigurisë me stafin SiCRED dhe me klientë të tjerë në pritje;
  • Të qëndrohet në pritje jashtë, në rast se ka radhë në hyrje (recepsion);
  • Të përdoret dezinfektuesi i duarve, vënë në dispozicion të klientëve dhe stafit, në hyrje (recepsion);
  • Të shmanget kontakti fizik, si shtrëngime duarsh etj.;
  • Të përdoren dorezat plastike në rast të dorëzimit apo tërheqjes së dokumenteve të ndryshme;

Sipas udhëzimeve të Shtetit Shqiptar, këshillojmë qëndrimin në shtëpi dhe daljen vetëm për raste emergjente apo kur nuk mund të veprohet ndryshe, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë.

  • Për çdo pyetje apo kërkesë për informacion, telefononi në +355 69 20 84 026 ose dërgoni email në contact@sicred.com.al, për të shmangur lëvizjet e panevojshme.
  • Aplikoni online për produktet e sigurimit, për të shmangur kontaktet dhe daljen nga shtëpia;
  • Rezervoni paraprakisht online takimin tuaj me stafin tonë të shitjes për të shmangur pritjet e mundshme;

Së bashku do t’ia dalim ta përballojmë këtë situatë!

SiCRED, në duar të sigurta!

Related Posts