b

Category: BLOG

Ngjarjet jetësore që ndikojnë në llojin e sigurimit të jetës

Ngjarjet jetësore që ndikojnë në llojin e sigurimit të jetës

Nga: Greta Sejdinaj
Publikuar më 18.05.2021
Sigurimi i jetës është një mbrojtje që duhet të na shoqërojë përgjatë gjithë jetës, por, në etapat e ndryshme të saj, tipologjia e sigurimit, që na nevojitet, ndryshon dhe evoluon.

Më poshtë do të listojmë disa nga ngjarjet themelore të jetës, të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e llojit të sigurimit të jetës:

Martesa

Me martesën, stili i jetesës së ndjekur më parë ndryshon pothuajse tërësisht. Rutina ndryshon, përgjegjësitë ndryshojnë, e po ashtu, ndryshon edhe nevoja për sigurimin e jetës.

Përveç sigurimit të Jetës dhe Shëndetit, për të dy bashkëshortët, një sigurim Jetë me Mbijetesë bëhet i nevojshëm, për të financuar qëllimet afatgjata të familjes, por edhe për të mbrojtur financiarisht bashkëshortin/en, në rast të ndarjes së parakohëshme nga jeta.

Lindja e fëmijëve

Me lindjen e fëmijëve lind edhe nevoja për sigurimin e menjëhershëm të tyre. Sigurimi Jetë dhe Shëndet është i domosdoshëm që në muajt e parë të jetës (duke nisur nga 6-muajsh), për të pasur mbrojtje financiare për çdo të papritur shëndetësore të të vegjëlve.

Për përfitimet nga sigurimi Jetë me Mbijetesë, ndërkaq, mund të lindin qëllime të reja të përdorimit, si p.sh. arsimimi i fëmijëve apo mbrojtja financiare e të ardhmes së tyre, në rast të ndarjes nga jeta të prindit.

Blerja e një shtëpie

Blerja e një shtëpie sjell menjëherë nevojën e sigurimit të Jetës për Hua. Një sigurim i tillë i heq familjes barrën e shlyerjes së kredisë, në rast të ngjarjes fatkeqe të ndarjes nga jeta të kredimarrësit.

Nisja e një pune të re

Në varësi të sektorit ku ushtrohet aktiviteti i punës, mund të jetë e nevojshme pajisja me sigurimin Jetë dhe Aksidente.

Cilado qoftë faza e jetës ku ndodhemi, të martuar ose jo, me fëmijë të vegjël apo adoleshentë, me apo pa kredi, sigurimi i jetës është një nevojë e përherëshme, e pandryshueshme.

Variabli i vetëm është lloji i sigurimit të jetës, i përshtatur me kushtet dhe stilin e jetës së individit.

Related Posts

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuajPunoi: Greta SejdinajPublikuar më: 03.01.2024   Gjëja e parë që duhet të bëni këtë fillimvit? Të surprizoni...