b

Category: Viti 2015

SiCRED MBËSHTET MUZIKËN

SiCRED MBËSHTET MUZIKËN

Më datë 21 të dhjetorit që sapo lamë pas, në njërën nga sallat e Universitetit të Arteve, u organizua koncerti live me muzikë Pop&Rock “Ne apo kjo Kohë”, nga kantautori Etmond Mancaku.

Në këtë event ishin të ftuar disa nga këngëtarët (kantautorët) më të mirë të Pop/Rock-ut të viteve 90’ si: Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Altin Goci, Gjergj Jorgaqi e artistë të tjerë.

Publiku pati mundësinë të ridëgjonte disa nga këngët më të njohura e më të dashura të këtyre artistëve, ndërkohë që u njoh edhe me albumin e ri të kantautorit Mancaku. Ishte një show i vërtetë, i cili zgjati për më tepër se tre orë e që u bë i mundur falë edhe mbështetjes së Grupit SiCRED. Sepse SiCRED ndodhet pranë jush në çdo moment, edhe në ato më të gëzuarit!

(22 Janar 2015)

Related Posts