b

Kategoria: Viti 2015

ZHVILLIMET KRYESORE PËR SHOQËRINË SiCRED PËR PERIUDHËN JANAR-DHJETOR 2014

Zhvillimet kryesore për shoqërinë SiCRED për periudhën Janar-Dhjetor 2014

 

Viti 2014 shënon një vit të mbyllur me sukses për shoqërinë SiCRED sh.a., gjatë të cilit kemi arritur të përforcojmë pozitën tonë në tregun e sigurimit të jetës në vend. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – dhjetor
2014, arritën rreth 1,027 milion lekë, ose rreth 6.93 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – dhjetor 2014 u rritën me rreth 16.73 % krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2013.
Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – dhjetor 2014, kanë arritur në  afërsisht 244 milion lekë, me 10.38 % më shumë krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2013.
Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë afërsisht në vlerën prej 41 milion lekë, me një rritje prej 82.89 % më shumë, krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2013.
 
Të dhënat kryesore për SiCRED, në datën 31 dhjetor 2014:
  Primi total i shkruar për 2014:      243,659  mijë lekë
  Numri i kontratave të sigurimit:   56,649
  Dëmet e paguara në total:            40,744 mijë lekë
  Numri i dëmeve të paguara:        446
  Kapitali Aksionar:                     477,000 mijë lekë
  Numri i stafit:                                56
  Numri i degëve dhe agjencive:    11

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu

(26 Shkurt 2015).

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *