b

Kategoria: Viti 2015

SiCRED PJESËMARRËS NË PANAIRIN “PUNËSIM MUNDËSI” 2015

SICRED PJESËMARRËS NË PANAIRIN “PUNËSIM MUNDËSI” 2015

Në datat 29 Prill – 1 Maj 2015, u zhvillua Panairi i Punës “Punësim Mundësi ”, në të cilin SiCRED ishte pjesëmarrës si punëdhënës me disa pozicione vakante. I organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, panairi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gjatë këtyre ditëve, rreth 120 punëkërkues kanë dorëzuar aplikimet e tyre, duke shfaqur dëshirën për t’u punësuar në pozicionet vakante të hapura rishtazi në Grupin e Shoqërive SiCRED. Interes është shfaqur edhe për shërbimet dhe produktet e ofruara nga SiCRED, ku mbi 200 vizitorë kanë vizituar nga afër panelin e SiCRED. Ata u njohën më tej me produktet dhe shërbimet që ofron Grupi i Shoqërive SiCRED në fushën e sigurimit të jetës dhe shëndetit, aksidenteve, pensioneve vullnetare dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Një event i tillë konsiderohet gjithmonë si shumë pozitiv, duke i dhënë mundësinë punëkërkuesve dhe punëofruesve të kontaktojnë nga afër, për të patur një feedback të menjëhershëm dhe ndoshta për të përmirësuar edhe përqasjen midis tyre.

Ju lutemi klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:

(13 Maj 2015)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *