b

Category: Viti 2016

SICRED PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E KARRIERËS “EKSPLORO BOTËN TËNDE”

Më 7 Prill 2016, u zhvillua edicioni i katërt i panairit të karrierës “Eksploro Botën Tënde”, pranë ambienteve të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në këtë panair ishin prezente disa nga shoqëritë më të mëdha në vend, duke përmendur midis tyre institucione financiare dhe bankare, shoqëri telekomunikacioni, shoqëri audituese, call center, etj. Në fokus të panairit ishin studentët e Universitetit të Tiranës, të cilëve iu dha mundësia të njihen me tregun e punës, me mundësitë e punësimit, praktikave dhe studimit brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrës në panair ishte edhe Grupi i Shoqërive SiCRED, i cili ofroi për studentët e sapodiplomuar pozicionet vakante të hapura rishtas. Interes i veçantë u tregua edhe për produktet e sigurimit të ofruar nga Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED, në veçanti të Jetës së Nxënësve dhe Studentëve.

Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:

(20 Prill 2016)

Related Posts