b

Category: Viti 2016

Eventi i shoqatës së siguruesve të jetës, pensioneve dhe fondeve të investimeve

Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, në një mbrëmje të organizuar në njërën nga sallat e Hotel Tirana International, mirëpriti shumë nga emrat e mirënjohur të fushës së financës, sigurimeve, etj., në vendin tonë, për të prezantuar qëllimin e krijimit të saj dhe pritshmëritë në të ardhmen.
Mbrëmja u çel nga z. Naim Hasa, president i shoqatës, i cili në fjalën e tij, ndër të tjera, u shpreh se qëllimi i krijimit të kësaj shoqate nuk është dublimi i institucioneve shtetërore, por me eksperiencën që bartin shoqëritë pjesë të shoqatës, të ndikohet në sensibilizimin e popullatës për zhvillimin e tregut të jetës, pensioneve dhe fondeve të investimit. E ndërkohë të punohet
bashkë me institucionet shtetërore mbi politikat e këtyre skemave, për të bërë brezin e ri më të interesuar drejt tyre.
Për ecurinë më të mirë të këtij tregu do vijë në ndihmë dhe hapja e bursës së parë private, e cila, sipas znj. Enkeleda Shehi, është ende në fazë procedimi, por fakti që ka shprehje interesi, flet pozitivisht në drejtim të këtyre zhvillimeve.
I pranishëm në event ishte dhe z. Ervin Mete, i cili në emër të Ministrisë së Financave, premtoi përmirësim të legjislacionit fiskal në fuqi, i cili rregullon sektorin e sigurimit të jetës, pensionit vullnetar dhe fondeve të investimit.
Me punën e Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit, pritet një impakt të ri në treg, duke sjellë një frymë të re zhvillimi në këto sektorë.
Klikoni këtu për të lexuar fjalimin e znj. Enkeleda Shehi në këtë event.

Related Posts