b

Kategoria: Viti 2017

SiCRED vazhdon rritjen në tregun e Sigurimit të Jetës gjatë vitit 2016

SiCRED vazhdon rritjen në tregun e Sigurimit të Jetës gjatë vitit 2016
SiCRED vijon të ruajë një trend rritjeje në treg, pavarësisht situatës së përgjithshme të tregut të sigurimit të Jetës. Gjatë vitit 2016, ky treg ka shënuar rënie të vëllimit të Primit të Shkruar Bruto, krahasuar kjo me vitin 2015. Tregu e mbylli vitin 2016 me 4.82% prime të shkruara më pak krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë edhe Dëmet e Paguara Bruto pësuan rënie me –3.22%.

Në këtë tablo të statistikave të tregut, SiCRED sh.a. e mbylli vitin 2016 me një Prim të Shkruar Bruto prej 277 milionë lekë, ose 4.38% më shumë krahasuar me vitin 2015. Dëmet e paguara bruto ishin rreth 53 milionë lekë, me një rritje 2.31% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në fund të vitit 2016, SiCRED sh.a. zuri rreth 28.35% të pjesës së tregut, nga 25.85% që zinte në 2015.

Për më tepër informacion, klikoni këtu për Raportin Statistikor të AMF për periudhën Janar-Dhjetor 2016.

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *