SICRED, “SILVER SPONSOR” I KONFERENCËS SË DYTË VJETORE TË SHOQATËS SHQIPTARE TË TRAUMËS | SiCRED

SICRED, “SILVER SPONSOR” I KONFERENCËS SË DYTË VJETORE TË SHOQATËS SHQIPTARE TË TRAUMËS

SiCRED, “Silver Sponsor” i Konferencës së Dytë Vjetore të Shoqatës Shqiptare të Traumës
Në datat 22 dhe 23 Prill 2016, për të dytin vit radhazi, u mbajt konferenca vjetore e Shoqatës Shqiptare të Traumës, pranë ambienteve të Tirana International Hotel & Conference Center. Pjesëmarrës në konferencë ishin Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, mjekë të Spitalit të Traumës, Kirurgë, Ortopedë, Reanimatorë, Mjekë të Urgjencës, si dhe të ftuar kanë qenë disa mjekë të huaj. Hapja e një dege studimi të traumës në Universitetin e Mjekësisë, si dhe shtimi i fondeve dhe përmirësimi i kushteve dhe infrastrukturës në Spitalin e Traumës, si faktorë kyç që do të çonin në zhvillimin e mëtejshëm të këtij shërbimi jetë-shpëtues, ishin ndër sugjerimet dhe kërkesat e parashtruara në punimet e kësaj konference. Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të shërbimit të traumës në sistemin e shëndetësisë, edhe këtë vit SiCRED, mbështeti organizimin e kësaj konference, nën cilësinë e “Silver Sponsor”.
Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:
(10 Maj 2016)

Related Posts

SiCRED sponsor në Enduro Fest 2023

SiCRED sponsor në Enduro Fest 2023

Me 29 Prill, Enduro Albania organizoi Enduro Fest 2023, festivalin më të madh, që bëri bashkë të apasionuarit ndaj motorëve nga mbarë Shqipëria dhe...