b

Kategoria: Viti 2014

STANDARD & POOR’S RRIT VLERËSIMIN PËR SHQIPËRINË NGA STABËL NË POZITIVE

Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Shqipërinë nga stabël në pozitive

Agjencia e renditjes Standard & Poor’s ka rritur vlerësimin për Shqipërinë në pozitive, nga stabël. Në të njëjtën kohë agjencia ka konfirmuar renditjen e kreditit afatgjatë dhe afatshkurtër në monedhën lokale dhe vendase në ‘B/B’.

Në raportin e publikuar në 10 tetor, Agjencia vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj të konsolidimit fiskal në 2014-2016 dhe ka filluar të reduktojë borxhin në raport me PBB.

Raporti thekson se qeveria e re që ka ardhur në pushtet që nga vjeshta e vitit 2013 po ecën përpara në axhendën e saj të reformave, duke synuar fuqizimin e institucioneve fiskale dhe menaxhimin financiar të sektorit publik dhe zvogëlimin e rreziqeve fiskale. Pasi ka miratuar së fundmi një reformë pensionesh, qeveria tashme përballet me detyrën kyçe që të ndërmarrë një reformë domethënëse energjetike gjatë muajve në vijim. Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar në fillim të vitit 2014 i jep qeverisë një mbështetje politike për reformat e nevojshme, ndërsa financon dhe nevojat e saj, thuhet në raport.

Agjencia ka ruajtur supozimin se borxhi neto i qeverise do të filloje të bjerë në raport me PBB-ne, duke zbritur në 61% deri në 2017 nga 66% në 2015.

Në mbyllje të raportit, theksohet se Agjencia mund të rivlerësojë në rritje Shqipërinë në 12 muajt e ardhshëm, nëse konsolidimi fiskal do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshëm, i mbështetur nga përshpejtimi i rritjes ekonomike vitin e ardhshëm.

Burimi i informacionit: Standard & Poor’s website : S&P GLOBAL

(17 Tetor 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *