b

Kategoria: Viti 2014

SICRED SH.A. RRIT PREZENCËN NË AKSIONET E FONDIT TË PENSIONIT SICRED SH.A.

Shoqëria SiCRED sh.a. rrit përsëri prezencën në aksionet e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a.

SiCRED sh.a. vazhdon të përforcojë me sukses prezencën në tregun e pensioneve vullnetare. Në datën 15.08.2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), vendimi për ndryshimin e kapitalit dhe të paketës aksionare të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Sipas strukturës së re, shoqëria SiCRED sh.a zotëron 91.63% të aksioneve të kësaj shoqërie, përkundrejt 87.25% që zotëronte deri në këtë datë.

Kuota aksionare me ndryshimet e reja, paraqitet si më poshtë:

•     Shoqëria SiCRED sh.a. 91.63% të aksioneve
•     KURUM INTERNATIONAL sh.a. 8.37% të aksioneve

Z. Genc KOXHAJ, Drejtor i Përgjithshëm i SiCRED sh.a. njëkohësisht edhe përfaqësuesi i autorizuar i aksionarëve të SiCRED sh.a., sqaron se një vendim i tillë përforcon edhe më tej bindjen e grupit në pritshmërinë pozitive që paraqet tregu i pensioneve private në Shqipëri, si një mundësi reale për investime të sigurta afatgjata dhe fitimprurëse për individët, investime të cilat kanë si objektiv ruajtjen e cilësisë dhe standardit të jetesës edhe gjatë moshës së pensionit.

(24 Shtator 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *