b

Kategoria: Viti 2014

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMIT TË JETËS NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN JANAR – QERSHOR 2014

Në mbyllje të 6-mujorit të parë të viti 2014, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje në volumin total të primeve të shkruara. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2014, arritën në rreth 541 milionë lekë, ose rreth 15.16% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – qershor 2014 u rritën me rreth 66.78 % krahasuar me periudhën janar – qershor 2013.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – qershor 2014, kanë arritur në 129,977 mijë lekë, me 20.73 % më shumë krahasuar me periudhën janar – qershor 2013.

Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 13,866 mijë lekë, me një rritje prej 63.07 % më shumë, krahasuar me periudhën janar – qershor 2013.

Aktualisht, SiCRED zotëron 24% të këtij tregu për nga volumi i primeve të shkruara, duke u renditur në vendin e dytë në tregun e sigurimit të jetës në Shqipëri.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu.

(25 Gusht 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *