b

Kategoria: Viti 2014

NJOFTIM PËR TRANSFERIMIN E SELISË QENDRORE TË SiCRED

NJOFTIM PËR TRANSFERIMIN E SELISË QENDRORE TË SiCRED

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se, në përputhje me strategjinë dhe objektivat afatgjata, për zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrjetit të degëve, SiCRED ka transferuar selinë qendrore, e cila tashmë ndodhet në adresën:Njësia Bashkiake Nr.5,  Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë.

Me një sipërfaqe të përgjithshme, rreth 800 m2, ambientet e reja të selisë qendrore, ofrojnë më shumë hapësira dhe lehtësira të ndryshme për klientët tanë, duke mundësuar ofrimin ndaj tyre të shërbimeve profesionale në standardin dhe komfortin maksimal.

Zyrat e reja, tashmë shërbejnë si seli qendrore për të 3 shoqëritë e grupit SiCRED, e konkretisht:

Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.

Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit Vullnetar SiCRED sh.a.

SiCRED Assistance sh.p.k

Realizimin me sukses të këtij ndryshimi të rëndësishëm në historinë e grupit tonë, ia dedikojmë 50.000 klientëve tanë, si dhe bashkëpunëtoreve të biznesit, duke i falënderuar ata për besimin e treguar në këto 10 vite, e pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishim këtu.

Falënderojmë gjithashtu, punonjësit tanë, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar, duke theksuar që pikërisht ata janë garancia e vlerës së shtuar të produkteve tona.

(08 Maj 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *