b

Kategoria: Viti 2014

KLINIKA ITALIANE BËHET PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

KLINIKA ITALIANE BËHET PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

Duke filluar nga muaji prill 2014, Klinika Italianë në Tiranë, është bërë pjesë e rrjetit mjekësor që bashkëpunon më SiCRED.

Klinika Italiane ofron shërbime në mbi 12 specialitete të ndryshme nën asistencën e plotë të stafit të specializuar italiano-shqiptar. Humanizmi, profesionalizmi, ndjenja e lartë e përgjegjësisë, investimi serioz, stafi i specializuar dhe përdorimi i teknologjive bashkëkohore në fushën e mjekësisë kanë qenë themelet e drejtimit të Klinikës Italiane.

Që në ditët e para të hapjes së saj, Klinika Italiane shënoi të parin sukses në Republikën e Shqipërisë, atë të transplantit të kornesë. Në të gjitha ndërhyrjet e kryera në Klinikën Italiane nga viti 2010 e deri më tani, të gjithë pacientët kanë patur përmirësime të menjëhershme.

Në Klinikën Italiane kryhen ndërhyrje të ndryshme, duke nisur nga korrigjimi i problemeve të syrit përmes teknikës PRK (PhotoRefractive Keratectomy), e deri në ndërhyrje kirurgjikale për problemet e glaukomës, kataraktit dhe vitro-retinës.

Klinika është e pajisur dhe me një laborator modern të Fertilizimit in Vitro e që prej tre vjetësh janë regjistruar histori të shumta suksesi.
Me të vetmen aparaturë “Tecar Terapia”, në Shqipëri, Klinika Italiane ofron shërbimin e fizioterapisë edhe përmes përdorimit të teknologjisë së lazerit apo fizioterapi manuale.

Në një sipërfaqe prej 2000 m2, kjo klinikë ofron shërbimet e: Okulistikës, Obstetrikë-Gjinekologjisë, Ortopedisë, Fertilizimit in Vitro, Fizioterapi, Endokrinologji, Kardiologji, ORL, Kirurgji Vaskulare, Kirurgji e Përgjithshme, Kirurgji Plastike-Mjekësi Estetike.

Përmes këtij bashkëpunimi, ne synojmë t’iu ofrojmë të siguruarve të SiCRED, mundësinë për të marrë në vendin e tyre, shërbim mjekësor cilësor të garantuar nga eksperienca italiane.

Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni me zyrat qendrore të SiCRED.

(23 Prill 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *