b

Kategoria: Viti 2017

Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AMF-së me drejtuesit e shoqërive të sigurimit të mbikëqyrura nga ky autoritet.

Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AMF-së me drejtuesit e shoqërive të sigurimit të mbikëqyrura nga ky autoritet.
Nën cilësinë e kreut të ri të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Koçi, në datën 2 Maj 2017, zhvilloi takimin e tij të parë me drejtuesit e shoqërive të sigurimit të mbikëqyrura nga ky autoritet.

Qëllimi i këtij takimi konsistoi në evidentimin e çështjeve të ndryshme për një bashkëveprim sa më të mirë ndërmjet AMF-së dhe subjekteve që operojnë në tregun e sigurimeve.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i SiCRED sh.a., z. Koxhaj, në fjalën e tij prezantuese, shprehu opinione mbi tregun e sigurimeve të Jetës duke theksuar domosdoshmërinë e edukimit të publikut veçanërisht për produktet e karakterit financiar të sigurimeve të Jetës, por jo vetëm, e duke u shtrirë edhe në ato të sigurimeve të shëndetit privat e produkte të tjerë të rinj. Mes të tjerash, u nënvizua dhe arritja e themelimit të Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve e fillimi i funksionimit normal të saj.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i AMF, z. Koçi, shprehu vullnetin e AMF-së për arritjen e një tregu shqiptar sigurimesh të krahasueshëm me vendet e rajonit. Sipas tij, përmirësimi i bazës ligjore të tregut të sigurimeve, mbështetja në zhvillimin e produkteve ekzistuese, krijimi i produkteve të reja, kryerja e pagesave në kohë të dëmeve për të gjithë të siguruarit etj., do jenë elementë kryesorë në përmbushjen e misionit të mbrojtjes dhe forcimin e besueshmërisë së konsumatorit.

Për më tepër, klikoni këtu për të lexuar njoftimin e AMF.

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *