BANKA CREDINS BLEN 76% TË AKSIONEVE TË SHOQËRISË ADMINISTRUESE TË FONDIT TËPENSIONIT SICRED SH.A.

SiCRED sh.a. dhe Banka CREDINS sh.a. kanë nënshkruar në datën 22 Dhjetor 2014 marrëveshjen e shitblerjes për transferimin e 76% të totalit të aksioneve të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., nga SiCRED tek Banka CREDINS.

Kjo marrëveshje konsiderohet e një rëndësie strategjike për të ardhmen e SHAFP SiCRED sh.a., e cila tashmë mbështetet plotësisht dhe nga struktura dhe rrjeti i gjerë i shitjeve të Bankës CREDINS sh.a.. Në këtë mënyrë Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. do të përfitojë maksimalisht nga bashkëpunimi i dy institucioneve financiare.

Në datën 30 Prill 2015, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi ndryshimin e kontrollit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a.

(29 Qershor 2015)