Klinika “La Vita” i shtohet Rrjetit Mjekësor SiCRED

SiCRED sh.a. vijon zgjerimin e rrjetit të saj mjekësor duke nisur bashkëpunimin me Klinikën “La Vita”.

Klinika “La Vita” është një ndër klinikat e specializuara në vend në procedurat endoskopike, por jo vetëm. Klinika ofron shërbime gjinekologjike, urologjike dhe ekografi.

Stafi profesional, ambientet komode dhe procedurat e sigurta e bëjnë Klinikën “La Vita” një partner serioz.

Për më tepër informacion na kontaktoni.