SiCRED vijon investimin në forcën shitëse

Një ndër politikat kryesore të Burimeve Njerëzore është trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i stafit, për rritjen e performancës dhe përditësimin me të rejat e tregut. Në varësi të rezultatit të përgjithshëm të arritur në vlerësimin e ecurisë së trajnimit, hartohen masat për përmirësimin e cilësisë së punës së stafit. Ne jemi vazhdimisht në dijeni dhe me praktikat më të avancuara ndërkombëtare të motivimit të punonjësve, duke i përshtatur ato me nevojat dhe karakteristikat tona.
Së fundi, trajnimi i zhvilluar në datat 19 – 22 shtator për stafin e shitjeve, pas testimit të realizuar në fund të tij, dha një rezultat mjaft pozitiv, duke dëshmuar kështu për korrektësi, seriozitet dhe profesionalizëm në punën e marrë përsipër nga punonjësit e shoqërisë.
Falënderojmë organizatorët dhe trajnuesit, por jo vetëm, edhe stafin për seriozitetin dhe nivelin profesional të treguar.
Trajnime të tilla do të vijojnë të jenë në fokus të shoqërisë SiCRED.